4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria mikpret Konferencën Vjetore të IAIS në 2025-ën

Duhet ti lexosh

Shqipëria do të mikpresë në vitin 2025 për herë të parë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), njofton ATSH.  Ky është eventi më i rëndësishëm global në fushën e sigurimeve.

Konferenca  do të mbledhë në Tiranë mbi 500 drejtues të nivelit të lartë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe tregu i sigurimeve nga mbarë bota, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat në fushën e sigurimeve.  Njëkohësisht, ky event do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë, si një destinacion të ri në fushën e turizmit.

Në mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të IAIS-it, zhvilluar javën e kaluar në Cape Town, drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e autoritetit, Mimoza Kaçi, prezantoi platformën dhe vizionin e autoritetit për organizimin e këtij eventi vitin e ardhshëm në Shqipëri.

“Qëndroj sot përpara jush si dëshmitare e transformimit të jashtëzakonshëm të vendit tim, Shqipërisë, të cilën do ta quaja thesari i vogël në zemër të Europës. Trashëgimia jonë kulturore është po aq e pasur, sa dhe unike. Ne jemi vendlindja e Nënë Terezës, shpirti i së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. Dëshiroj të jemi të gjithë bashkë vitin e ardhshëm për të përjetuar magjinë e vendit, që do të lërë gjurmë dhe do të mbetet gjatë në mendjen tuaj”, tha Kaçi në fjalën e saj.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit