0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria merr statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike

Duhet ti lexosh

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se vendi ynë është bërë pjesë në statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike (EUPAN).

Ministrja Pirdeni shkruan se përfaqësuesit e Shqipërisë morën pjesë në këtë takim pune me përfaqësues të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së.

“Diskutimet u përqëndruan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira lidhur me prioritetet dhe sfidat e administratave publike evropiane, duke përfshirë etikën, inteligjencën artificiale, administratën e gjelbër, digjitalizimin e shërbimeve publike si dhe burimet njerëzore.”, shkruan Pirdeni.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin e mbyll postimin në rrjetet sociale me një falënderim për Presidencën Polake të Këshillit të BE-së për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm, ku Shqipëria mori pjesë si vëzhguese.

Çfarë është Rrjeti EUPAN?

Rrjeti EUPAN është platforma kyçe e Bashkimit Evropian për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe promovimin e inovacionit në administratën publike në nivel evropian, njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit