POSTIMET E FUNDIT

Shqipëria importoi 8,100 tonë kafe, çmimi u rrit 5% për shkak të kërkesës së lartë

Çmimi i kafesë u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të rendimentit të ulët në vendet e origjinës. Ndërkohë, në çmim ka ndikuar edhe kërkesa e lartë nga shtimi i numrit të turistëve.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5%, ritmi më i lartë që nga viti 2022, ndërsa arsyet gjenden tek furnizimi në tregjet ndërkombëtare dhe rritja e konsumit nga turistët në vendin tonë.

Të dhënat nga doganat tregojnë se importet e kafesë vitin e kaluar arritën rekord 8,100 tonë, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2024.

Prodhuesit e mëdhenj, Brazili dhe Vietnami, janë goditur nga moti ekstrem, i cili ka dëmtuar rendimentin, dhe rënia e prodhimit global ka ndikuar gjithashtu në çmim.

Në të njëjtën kohë, kërkesa globale ka vazhduar të rritet, sidomos në Azi dhe në tregjet urbane të vendeve në zhvillim, ku konsumi i kafesë po rritet me ritme më të shpejta se në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Në lokalet e Tiranës, një filxhan kafe blihet sot nga 80 deri në 120 lekë, dhe luhatjet e çmimit ndikojnë në strukturën e bizneseve të vogla, të cilat janë masivisht të lidhura me këtë produkt. Në shumë prej tyre, kafeja përbën pjesën më të madhe të xhiros dhe të fitimit, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB