Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur furnizimin me sistemin Javelin të Forca të Armatosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Vengut, furnizimi me sistemet Javelin dhe bashkëpunimi me aleatin strategjik forcon “aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.”
“Sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve të peshimit Javelin. Edhe Shqipëria, edhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me Shtetet e Bashkuara.
Sikundër edhe raketat e para antitank që lëshon në këtë sistem.
Është e rëndësishme për tre arsye, sepse e para ka të bëjë me një kërkesë të hershme të forcave që më fund po realizohet.
E dyta, sepse bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet në themel të forcimit të kapaciteteve tona dhe të rritjes së aftësive tona mbrojtëse”, u shpreh Vengu.
Ministri i Mbrojtjes tha më tej se këto sisteme shërbejnë edhe për kundërshtimin e elementëve fluturues në distancë të shkurtër.
Këto sisteme sipas Vengut, aspekti i tretë ka të bëjë me aftësimin e personelit “tonë të luftimit me të gjitha sistemet, pajisjet teknologjike të përditësuar”
“Janë sisteme antitank, mund të shërbejnë edhe në situata të caktuara edhe për kundërshtimin e elementëve fluturës në distancë të shkurtër. Pika e tretë ka të bëjë me aftësimin e personelit tonë të luftimit me të gjitha sistemet, pajisjet teknologjike të përditësuar.
Ndaj ka këtë domethënie të trefishtë. Faza e dytë që vjen është gjatë vitit 2026 presim dërgesën e dytë në mënyrë që të mund të certifikojmë totalitetin e grup-batalionit; rritja e kapacitetit të luftimit, rritja e aftësisë së personelit tonë për të operuar mjete dhe sisteme të tilla dhe përditësimit tekonologjik të grup-batalioneve dhe forcave speciale që është i nevojshëm dhe i shumëpritur”, tha Vengu, ndërsa shtoi se këto pajime dhe këto sisteme “vijnë për të forcuar sistemin e trupave tona qoftë në misionet e NATO-s, qoftë edhe në misionet e Bashkimit Evropian apo siç quhet “në zonën e përbashkët interesi”. Ka një dobishmëri të dyfishtë”, transmeton rtsh.




