Site icon HelveticALForum

Shqipëria e mundi Jordaninë me rezultat të thellë: 4-2

Shqipëri-Jordani 4-2 Shënues: Abualnadi 40′ (og)m Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79’/Al-Rashdan 27′, Olwan 90′ Mbyllet sfida në “Air Albania”, Shqipëria ka mundur Jordaninë me rezultain 4-2. 90’ – Jordania ngushton diferencën me Olwan, i cili ka përfituar nga një hezitim i mbrojtjes kuqezi për të goditur saktësisht në portën e mbrojtur nga Dajsinani. 79’ – Gooooool! Broja bën gjithçka në krahun e djathtë të sulmit për të shërbyer për Bajramin, i cili nuk fal para portës, 4-1. 77’ – Në fushën e lojës zbret Elseid Hysaj, në vend të Balliut, i cili thyen rekordin, bëhet lojtari me më shumë ndeshje me kuqezinjtë, 94. 75’ – Goooooool! Spektakël i Arbër Hoxhës, i cili me një goditje nga distanca ka arritur të shënojë një gol mjaf të bukur. 65’ – Goooooool! Shqipëria kalon ne avantazh. Asllani ka shërbyer në mënyrë perfeke për Armando Brojën, i cili me një qetësi të admirueshme ka arritur të mposhtë portierin Abulaila. 61’ – Ndryshim në sulmin kuqezi, Broja në vend të Dakut. 52’ – Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Asllani është ndalur nga muri i Jordanisë. Pjesa e dytë nis me ndryshime për kuqezinjtë: Cake, Ramadani e Gripshi në vend të Gjimshitit, Shehut e Asanit. Mbyllet pjesa e parë 45’+2 – Jordania i afrohet golit me anë të Alnaimat , por Dajsinani është treguar i saktë me ndërhyrjen e tij. 43’ – Pas një aksioni të kuqezinjve, Asllani shfaqet rrezikshëm me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi është devijuar në këndore nga një mbrojtës i Jordanisë. 40’ – Goooooool! Shqipëria ka barazuar rezultatin. Një veprim i bukur nga Bajramim me një top të dërguar në zonë, ka sjellë autogolin e Abualnadi. 27’ – Një goditje këndi e Jordanisë i ka dhënë mundësinë Al-Rashdan të godasë me kokë duke mposhtur Dajsinaninm 0-1. 21’ – Daku e më pas Bajrami tentojnë portën e Jordanisë, por pa arritur të finalizojnë si duhet. 18’ – Çfarë mrekullie nga ana e portierit Dajsinani! Një gabim në mbrojtjen kuqezi, nga ana e Balliut, i dha mundësinë Al-Tamari të shfaqet i vetëm përballë portierit kuqezi, i cili arriti ta ndalë. 16’ – Asani tenton me të majtën e zakonshme, por pa arritur të mposhtë portierin e Jordanisë. 10’ – Moment i mirë për kuqezinjtë, por Daku në momentin e fundit nuk ka mundur të bëjë finalizimin e duhur. 6’  – Al-Rashdan tenton portën kuqezi nga distanca, por pa rezultat. 3’ – Një goditje dënimi e Asllanit ka sjellë rrezik në zonën e Jordanisë, por topi ka përfunduar në duart e portierit Abulaila Në “Air Albania” ka nisur ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, transmeton rtsh.
Exit mobile version