BallinaDiasporaShqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Punëve të Brendshme 2026 për luftën...

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Punëve të Brendshme 2026 për luftën kundër krimit të organizuar

-

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar më 29 Prill 2026 në Londër, Dialogun e Punëve të Brendshme 2026.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nënshkrimi për palën shqiptare u bë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Silva Caka.

Ky partneritet ka në vëmendje të veçantë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, financave të paligjshme, migracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare.

Nënshkrimi i Dialogut për Punët e Brendshme 2026, si vijim i Dialogut Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2025-2026, është tregues se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë partnerë të besueshëm të njëri-tjetrit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pulla postare e `Rilindjes` i dhurohet Bibliotekës Kombëtare

0
Pulla postare e gazetës historike “Rilindja” i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të gazetës. Drejtoresha...