5.9 C
Zurich
Monday, January 26, 2026
spot_img
spot_img

Shoqata “Medvegja” rizgjohet me veprimtarinë e saj humanitare dhe kombëtare

Duhet ti lexosh

Fully, 25 janar 2026 – Në selinë e Shoqatës Humanitare “Medvegja”, në Fully të Zvicrës, u mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor, një ngjarje me rëndësi të veçantë për diasporën medvegase dhe më gjerë. Në këtë kuvend, anëtarët dhe veprimtarët e shoqatës votuan për zgjedhjen e kryesisë së re dhe kryetarit, duke shënuar një kapitull të ri në jetën dhe misionin e kësaj organizate humanitare dhe kombëtare.

Siç mëson helveticALforum.ch, kuvendi u mbajt pasditen e djeshme (e diel) me pjesëmarrjen e mbi 40 veprimtarëve nga diaspora, të cilët përmes një procesi demokratik dhe transparent shprehën vullnetin e tyre për drejtimin e ardhshëm të shoqatës. Pas numërimit të votave, me shumicë bindëse, për kryetar të Shoqatës Humanitare “Medvegja” u zgjodh z. Zenel Neziri, njëherësh edhe kryetar nderi, personalitet i njohur dhe figurë emblematike e veprimtarisë së shoqatës ndër dekada.

Përbërja e kryesisë së re

Kryesia e re e Shoqatës Humanitare “Medvegja” ka këtë përbërje:
• Zenel Neziri – Kryetar
• Blerim Beha – Nënkryetar
• Selvije Namani – Sekretare
• Sabit Abazi – Arkatar
• Egzona Beha – Ndihmëse arkatare
• Shaban Bislimi – Ndihmës arkatar
• Valbona Thaçi – Anëtare e kryesisë
• Sylejman Musliu – Anëtar i kryesisë dhe drejtues i SHKA “Medvegja”
• Samir Neziri – Anëtar i kryesisë
• Adonis Jakupi – Anëtar i kryesisë
• Zenullah Namani – Anëtar i kryesisë

Trashëgimi e fuqishme veprimtarie dhe sakrifice

Shoqata Humanitare “Medvegja” ka një histori të gjatë dhe të lavdishme veprimtarie. Z. Zenel Neziri, së bashku me figura të shquara të diasporës si tashmë i ndjeri bacë Liman Selmani, pastaj i ndjeri Musa Neziri, si dhe me veprimtarë të palodhur si Ismet Selmani, Fadil Selmani, Shaban Selmani, Zenullah Namani, Sabit Abazi, Agim Sadiku e shumë të tjerë, kanë qenë shtyllat kryesore të shoqatës për dekada me radhë në ditët më të vështira.

Zenel Neziri gjatë përshëndetjes

Këta veprimtarë nuk u mjaftuan vetëm me ndihmën humanitare, por e shndërruan shoqatën në një zë të fuqishëm të Medvegjës dhe të Luginës së Preshevës në arenën ndërkombëtare. Përmes angazhimit të tyre të pandërprerë, çështja e Medvegjës u prezantua deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara kongresmenëve amerikanë, si dhe në institucione e organizata të rëndësishme shqiptare si Vatra në New York.

Këta personalitete dhe të tjerë ishin një nga figurat më të respektuara të shoqatës, të njohur për përkushtimin, urtësinë dhe angazhimin e tyre të sinqertë në shërbim të çështjes kombëtare dhe humanitare. Kontributi i tyre mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi i tij vazhdon të jetojë në veprimtarinë e shoqatës.

Rikthim që ngjall shpresë dhe pritshmëri të mëdha

Shumë medvegjas e shohin rikthimin e z. Zenel Neziri në krye të shoqatës me disa veprimtarë që ishin edhe në kryesinë e kaluar si Sabit Abazi si një rizgjim të domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë të ndjeshme për Medvegjën dhe shqiptarët e Luginës. Edhe pse Shoqata “Medvegja” ka karakter humanitar, zëri i saj ka qenë dhe mbetet i njohur në kryeqendrat evropiane dhe botërore, falë seriozitetit dhe vazhdimësisë së veprimtarisë së saj.

Pjesëmarrësit në kuvend shprehën besim të plotë se tashmë shoqata do të hyjë në një fazë të re dinamike, me aktivitete të shumta humanitare, kulturore dhe kombëtare. Kjo bindje forcohet edhe nga urimet dhe mbështetja e menjëhershme që kanë ardhur nga personalitete të shumta të diasporës dhe nga atdheu.

Shoqata Humanitare “Medvegja”, me kryesinë e re dhe me një trashëgimi të fortë veprimtarie, pritet të vazhdojë misionin e saj fisnik, duke qenë një urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes, si dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve të Medvegjës.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme