Nga Dashnim HEBIBI
Shoqata Medvegja në Fully të Zvicrës është një ndër shoqatat më të njohura në mërgatë, e cila ka dhënë kontribut të vazhdueshëm dhe të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Ajo ka vepruar pa u ndalur në shërbim të tokave shqiptare dhe të interesave të kombit.
Shoqata gjithashtu ka edhe monografinë “30 vjet në shërbim të kombit”, me autorë PhD Llukman Halili dhe PhD Dashnim Hebibi. Kjo monografi është promovuar në shumë shtete evropiane, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sofrën e shoqatës ka pasur atdhetarë të devotshëm që njihen gjithandej.

Gjatë viteve të veprimtarisë së saj, Shoqata Medvegja ka ndërtuar një histori të lavdishme, duke u shquar për angazhim të palodhur, përkushtim kombëtar dhe ruajtje të identitetit shqiptar në mërgatë. / HelveticALforum.ch




