1.8 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Shoqata Kraja dhe Ana e Malit festuan 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Duhet ti lexosh

Fjala e Venera Gjenashaj dhe Albert Sala

Shoqata Kraja dhe Ana e Malit festuan 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e flamurit kombëtar në Staten Island në një ceremoni madhështore ku u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trevat etnike shqiptare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjala përshëndetëse e kryetares së shoqatës Kraja znj. Veterani Gjenashaj: “Mirë se vini të gjithëve dhe gëzuar Ditën e Flamurit Shqiptar. Ju falenderojmë që jeni këtu për të festuar një ditë krenarie, historie dhe uniteti. Sot nderojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit shqiptar, si dhe flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe, që përfaqëson identitetin tonë.

Gjithashtu duam të shprehim një falenderim të sinqertë për të gjithë mbështetësit dhe të ftuarit tanë—prania dhe përkrahja juaj kanë shumë vlerë për komunitetin tonë. Le ta shfrytëzojmë këtë moment për të reflektuar mbi trashëgiminë tonë, për të vlerësuar vlerat që na bashkojnë dhe për të shijuar këtë rast të veçantë së bashku. Jemi mirënjohës që jeni me ne gëzuar festa e flamurit”.

Fjala përshëndetëse e kryetarit të shoqatës Ana e Malit z.Albert Sala: ” Të dashur bashkatdhetarë, miq dhe të ftuar të nderuar, Me së pari, dua të përshëndes me shumë respekt dhe mirënjohje komunitetin tonë Anamalas dhe Kranjan, si edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo mbrëmje është festë e bashkimit, e traditës dhe e krenarisë sonë kombëtare.

Sot jemi mbledhur për të festuar ditën më të shenjtë të historisë sonë – 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ditë na kujton rrugën e gjatë të popullit tonë, sakrificat, atdhedashurinë dhe përkushtimin e brezave që luftuan për identitetin dhe lirinë tonë. Sonte, është nder i veçantë për Shoqatën Ana e Malit dhe Shoqatën Kraja që kemi në mesin tonë mysafirë të rëndësishëm dhe miq të komunitetit tonë.

Është kënaqësi e madhe që sonte kemi të pranishëm:

• Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, z. Fatmir Gjeka,

• Sekretarin në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, z. Astrit Hoxha.

Prania juaj është një vlerësim i madh për komunitetin tonë në New York dhe një mesazh i fortë bashkimi për shqiptarët në Mal të Zi. Gjithashtu, dua të përshëndes me respekt Presidentin e Komunës së Staten Island, z. Vito Fosella, mik të komunitetit tonë shqiptar. Një falënderim i posaçëm shkon për aktivistët e komunitetit tonë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre e mbajnë të gjallë dhe të fortë bashkësinë tonë.

Përshëndetje të veçanta për:

• Dr. Bari Ceka,

• Dr. Ilka Ceka,

• Aktivistin N. Nika,

• Dhe të gjithë të pranishmit që e nderojnë këtë mbrëmje.

Po ashtu, dua të përshëndes me respekt Shoqatën Atdhetare Dibra, së bashku me kryetarin e saj, Hakim Budzaku, për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditave, kulturës dhe bashkimit të komunitetit dibran në Diasporë.

28 Nëntori është dita kur kujtojmë Ismail Qemalin dhe burrat e Vlorës që ngritën flamurin tonë të shenjtë kuqezi. Është dita e krenarisë kombëtare, e sakrificës dhe e unitetit që na ka mbajtur gjallë ndër shekuj.

Ne, si komunitet në mërgatë, kemi detyrë ta ruajmë këtë trashëgimi dhe ta përcjellim me krenari nga brezi në brez. Bashkimi ynë është forca jonë më e madhe.

Në emër të Shoqatës Ana e Malit dhe Shoqatës Kraja, ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Rroftë flamuri kuq e zi!

Rroftë kombi shqiptar!”. /GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme