4.3 C
Zurich
Saturday, December 13, 2025
spot_img
spot_img

Shoqata Koretini në Zvicër zhvillon me sukses turnirin e futbollit me 20 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Wallisellen, 07 dhjetor 2025 – Sot u mbajt me sukses turniri i futbollit në sallë, organizuar nga Shoqata Koretini në Zvicër, ku morën pjesë 20 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare. Turniri u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer sportive, me shumë fair-play dhe pjesëmarrje të gjerë të sportdashësve të mërgatës. Ndeshjet u drejtuan nga 4 gjyqtarë, të cilët u përkujdesën që gara të jetë korrekte dhe profesionale.

Të pranishëm figura të njohura të jetës publike dhe sportive

Turnirin e nderuan me praninë e tyre:

  • Kadri Rahimaj, Kryetar i Komunës së Kamenicës,
  • Vaxhid Rexhepaj, Shef i Kabinetit,
  • Milaim Limoni, përfaqësues i OVL-UÇK, dega në Kamenicë.

Sipas informacioneve të siguruara nga HelveticALforum, në turnir ishin të pranishëm edhe:

  • Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih,
  • Milaim Rama, një ndër futbollistët shqiptarë më të njohur në Zvicër dhe futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur për Kombëtaren Zvicerane.

Pjesëmarrja e tyre i dha turnirit një dimension të veçantë, duke e bërë ngjarjen edhe më të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër.

  • Atmosferë shembullore sportive

Turniri është vlerësuar nga pjesëmarrësit dhe mysafirët si një aktivitet model, që jo vetëm i bashkon shqiptarët, por edhe promovon sportin, shoqërimin dhe kulturën e respektit. Organizatorët falënderuan të gjitha ekipet për disiplinën, lojën e ndershme dhe energjinë pozitive gjatë të gjithë ditës.

Detajet e fituesit dhe zhvillimet e ndeshjeve do të publikohen së shpejti në një shkrim të veçantë për lexuesit e HelveticALforum.ch.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme