7 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

ShMSH ‘Naim Frashëri’ Austri Feston Ditën e Flamurit me Një Mbrëmje Plot Art e Traditë

Duhet ti lexosh

Më 29.11.2025 , Shoqata e Mësuesve Shqiptarë ” Naim Frashëri ” në Austri , me rastin e Festës së Flamurit , organizoi një program të pasur kulturo-arsimor me nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe .

Nxënësit e mësuese Miradije Berishaj , mësuesit Osman Ademi , mësueses Desara Gjonej dhe mësuesit Ibrahim Hasanaj u prezentuan me valle burimore , recitime , drama e monologje , të cilat nuk ishin thjesht pika artistike , por një udhëtim i vogël shpirtëror drejt rrënjëve tona.

Në çdo recitim ndjehej një nostalgji e ëmbël për atdheun , në çdo valle rrihte zemra e traditës , ndërsa dramat sjellnin mesazhe që të kujtonin se kultura nuk është vetëm trashëgimi – është një urë e gjallë që na lidh me të shkuarën dhe na mban të bashkuar edhe larg vendit të origjinës.

Ishte një program ku arti u bë filozofia e kujtesës , dhe fëmijët – dëshmitarët e brezit të ri – u bënë zëri i shpirtit shqiptar.

Programi u moderua me profesionalizëm nga mësuesi Osman Ademi , njëkohësisht edhe kryetar i kësaj Shoqate . Përkrah tij , mësuesit Miradije Berishaj , Desara Gjonej dhe Ibrahim Hasanaj kontribuan me përkushtim të madh në përgaditjen dhe realizimin e aktivitetit.

Falenderojmë përzemërsisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri për mbështetjen e dhënë , veçanërisht për mbulimin e kostos së sallës.

Një falenderim i veçantë shkon për z. Halil Jasharin , i cili na mbështet vazhdimisht me fotografi dhe dokumentimin e aktiviteteve tona.

Mirënjohje për nxënësit,kolegët , prindërit , mysafirët, dhe të gjithë pjesëmarrësit , të cilët e nderuan këtë ngjarje dhe na rikujtuan se atdheu jeton në çdo zemër shqiptari – kudo që të jetë.

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë`; njofton Shmsh Naim Frashëri Austri, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme