/ Zagreb, 22.02.25
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe Klubin e Rinisë Shqiptare, organizuan të shtunën më 22 shkurt 2025 një darkë muzikore për të shënuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i cili u mbajt në hotelin Antunović në Zagreb.

Ky aktivitet festiv, i zhvilluar në frymën e bashkimit dhe të trashëgimisë kulturore, mblodhi së bashku të ftuar dhe anëtarë të shumtë të komunitetit, të cilët shijuan një program të pasur kulturor e artistik.

Valltarët e shoqatës Shkëndija performuan valle tradicionale shqiptare me motive te Librazhdit, ndërsa grupi i të rinjve ishte veçanërisht entuziast, duke i kënaqur të pranishmit me performancën e tyre të mrekullueshme me motive të Kosovës.

Pjesën muzikore të mbrëmjes e përfundoi Leonard Nadi Matoshi me grupin e tij, i cili me performancën e tij krijoi një atmosferë të shkëlqyer dhe i dhuroi të pranishmëve një mbrëmje të paharrueshme të mbushur me muzikë, kërcim dhe gëzim.

Kjo festë konfirmoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor shqiptar dhe forcoi lidhjet brenda komunitetit në Kroaci.
helveticALforum




