3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shkolla Shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, New York, Festoi Festën e Flamurit Kombëtar

Duhet ti lexosh

Arlinda SUKALIQI

Shkolla shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, New York festoi Ditën e Flamurit Kombëtar me një program të larmishëm patriotik, atdhetar e kulturor të përgatitur me shumë përkushtim e dashuri nga mësueset e gjuhës shqipe Arlinda Sukaliqi dhe Merita Gjokaj.

Në respekt, vlerësim e nderim të kësaj feste madhështore kombëtare nxënësit e kësaj shkolle i dhanë jetë e gjallëri festës së Flamurit e komunitetit shqiptar në Staten Island. Fëmijët shqiptarë po lënë gjurmë të pa shkyeshme në komunitet me punën dhe performancat e tyre të mrekullushme, gjithnjë e në rritje.

Nxënësit e grup moshave të ndryshme nga ato 5 deri në 21 vjeç shprehen shpirtin e tyre artistik e patriotik duke përformuar në mënyra të ndryshme edukative, atdhetare e kulturore, qofshin ato poezi që u recituan me aq dëshirë dhe emocione të zjarrta patriotike, qofshin me projekte, këngë e valle me motive patriotike. Një festë e shkëlqyer që mbetet në historinë e shkollës shqipe e komunitetit tonë të bekuar. Gëzuar 28 Nentorin, gazetadielli.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit