4 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Shkolla Digjitale nga Kosova prezantohet në Bett UK 2026, eventin më të madh botëror për edukim dhe teknologji

Duhet ti lexosh

Shkolla Digjitale (Digital School), kompani e themeluar në Kosovë në vitin 2015 dhe me mbi 40 lokacione aktive në mbarë botën, po merr pjesë në Bett UK 2026, ngjarjen më të madhe globale në fushën e edukimit dhe teknologjisë. Eventi po mbahet nga 21 deri më 23 janar 2026 në qendrën ekspozuese ExCeL London, duke mbledhur liderë, inovatorë dhe ekspertë të arsimit nga e gjithë bota.

Në këtë panair prestigjioz, Shkolla Digjitale po prezanton një ekosistem të avancuar zgjidhjesh digjitale, të dizajnuara për modernizimin e arsimit dhe përmirësimin e përvojës mësimore për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Zgjidhjet e ekspozuara përfshijnë:

  • DSOS (Digital School Operating System) – platformë për menaxhim operacional dhe inteligjent të shkollave
  • Houses – sistem inovativ për angazhim dhe motivim të nxënësve përmes elementeve të lojës (gamification)
  • dBlox – program për kodim kreativ dhe zhvillimin e të menduarit kompjuterik te fëmijët
  • Parent App – aplikacion për prindërit, që mundëson ndjekjen në kohë reale të progresit dhe aktiviteteve shkollore
  • AI Engine – motor inteligjent për personalizim të përmbajtjes mësimore, analiza të avancuara dhe automatizim

Të gjitha këto zgjidhje janë të dizajnuara për të funksionuar si një sistem i integruar ose në mënyrë të pavarur, duke u përshtatur me nevojat e ndryshme të institucioneve arsimore në tregje të ndryshme.

Me pjesëmarrjen në Bett UK 2026, Shkolla Digjitale konfirmon rolin e saj aktiv në diskutimet ndërkombëtare mbi të ardhmen e arsimit, inteligjencës artificiale dhe edutainment-it, duke përfaqësuar Kosovën si një burim të inovacionit dhe teknologjisë arsimore në nivel global, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme