8.5 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Shkëndija sot synon fitoren e dytë në Conference League!

Duhet ti lexosh

Shkëndija e Tetovwë presin Slovan Bratislavën e Sllovakisë në duelin e xhiros së pestë të UEFA Conference League. Dueli luhet të enjten Shkup me fillim në orën 18:45. 

Kuqezinjtë mbrëmë në “Todor Proeski” në Shkup mbyllën përgatitjet e fundit

Mungon: Fabrice Tamba për shkak të një dëmtimi nuk është në kombinim, ndërsa i pezulluar me tre kartona të verdhë është Ibrahim Alhassan. Kërstevski prej më herët është jashta kombinimit shkaku i operimit të shpatullës.

Shkëndija sot synon fitoren e dytë në Conference League! Kjo është hera e parë që në Evropë përballemi me rival nga Sllovakia. Besart Ibraimi vitin e shkuar u shënoi dy gola në humbjen e Strugës 4:2 në Bratislavë.

Slovan Bratislava vitin e kaluar luajti në grupet e Champions League.

Kanë 24 tituj kampion, 10 Kupa, 4 SuperKupa, në 1969 kanë triumf evropian në Kupën e Kupave..

Kuqezinjtë besojnë në mbështetje nga tribunat në kërkim të fitores së dytë në Conference League.  Slovan Bratislava do të ketë përkrahje nga rreth 300 tifozë që udhëtojnë nga Sllovakia.

Ivar Orri Kristjansson nga Islanda është arbitër i kësaj përballjeje./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme