5.7 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Shkëndija nderon anëtarët e saj dhe forcon misionin e ruajtjes së kulturës shqiptare në Kroaci

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, nën drejtimin e kryetares Gentiana Lleshdedaj, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, organizoi një ceremoni solemne me rastin e ndarjes së dhuratave dhe çmimeve simbolike për anëtarët e ansamblit, grupet e juniorëve dhe seniorëve, si dhe për anëtarët e seksionit muzikor të Shoqatës.

Ky aktivitet u shndërrua në një moment të veçantë mirënjohjeje për të gjithë ata që, me përkushtim të palodhur, talent dhe dashuri për traditën, kontribuojnë çdo ditë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Republikën e Kroacisë. U theksua rëndësia e vazhdimësisë dhe unitetit, duke falënderuar veçanërisht anëtarët që janë pjesë e Shoqatës që nga fillimet e saj, si dhe ata që iu bashkuan gjatë këtij dhe vitit të kaluar.

Një falënderim i posaçëm iu drejtua edhe të gjithë mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve që, me besim dhe përkrahje të vazhdueshme, ndihmojnë në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve kulturore të Shoqatës “Shkëndija”.

Vëmendje e veçantë iu kushtua prindërve të fëmijëve pjesëmarrës, të cilët u vlerësuan si shtylla kryesore e suksesit të punës së Shoqatës. Përkushtimi i tyre në pjesëmarrjen e rregullt në prova, në paraqitjet skenike dhe në nxitjen e dashurisë së fëmijëve për kulturën dhe traditën shqiptare u cilësua si i paçmueshëm.

Me aktivitete të tilla, Shoqata Kulturore Shqiptare “Shkëndija” vazhdon të dëshmojë rolin e saj të rëndësishëm në jetën kulturore të komunitetit shqiptar në Kroaci, duke ndërtuar ura bashkëpunimi, duke ruajtur identitetin kombëtar dhe duke e përcjellë trashëgiminë kulturore tek brezat e rinj, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme