Shkëndija e Tetovës kërkon të mbajë ritmin e lartë për titullin kampion, duke synuar fitoren e radhës në shtëpi. Pas fitores së fundit ndaj Makedonija Gj.P., kuqezinjtë janë në një ecuri pozitive që kërkojnë ta zgjasin.
“Pelisteri vjen në Tetovë me objektivin e qartë për të nxjerrë pikë, pasi ndodhet në zonën e rrezikut dhe lufton për mbijetesë.
Lajmi i keq i javës është se mesfushori Reshat Ramadani ka këputur ligamentet dhe do t’i nënshtrohet operimit, duke mbyllur sezonin para kohe. Ronaldo Webster ende nuk është bashkuar me grupin dhe pritet të mbërrijë vonë nga grumbullimi me kombëtaren.
Ndërkohë Aleksander Trumçi mundon shkaku i pezullimit me 5 kartona të verdhë.
Kthehen: Reprezentuesit e tjerë janë kthyer dhe janë vënë në dispozicion të stafit teknik pas angazhimeve ndërkombëtare.
Shkëndija ndan kreun e tabelës me 58 pikë (e dyta vetëm për shkak të goldiferencës), duke mos lejuar asnjë gabim në këtë fazë.
Ekipi vjen pas një serie pozitive, duke treguar stabilitet në mbrojtje dhe efikasitet në sulm.
Manastirasit renditen në vendin e 10-të me 22 pikë dhe nuk kanë shënuar fitore në 7 ndeshjet e fundit.
Përballjet direkte: Në dy takimet e këtij sezoni, Shkëndija ka fituar 2:1 në Tetovë (mars 2026), ndërsa ndeshja në Manastir u mbyll në barazim 0:0.
Kuqezinjtë nuk kanë humbur nga Pelisteri në 9 takimet e fundit zyrtare (7 fitore dhe 2 barazime)”, ka njoftuar Shkëndija./BS




