BallinaDiasporaShkencëtari shqiptar Çitaku në Konferencën Ndërkombëtare në Malajzi me Modelet “DRENICA” dhe...

Shkencëtari shqiptar Çitaku në Konferencën Ndërkombëtare në Malajzi me Modelet “DRENICA” dhe “Çitaku”

-

Nga: Dashnim HEBIBI

Shkencëtari i mirënjohur shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Prof.dr. Çitaku, do të marrë pjesë këtë javë në një konferencë shkencore ndërkombëtare që do të mbahet në Kuala Lumpur, Malajzi. I njohur për kontributin e tij në fushën e neurolidershipit dhe për pjesëmarrjen aktive në konferenca të shumta shkencore ndërkombëtare, z. Çitaku këtë herë do të prezantojë dy nga modelet e tij inovative me emra shqip:

Modelin e Kompetencave të Lidershipit “DRENICA” dhe Modelin “Çitaku”.

Përpara nisjes, ai ndau një përshëndetje me ndjekësit e tij nga Amsterdami, rrugës për në Kuala Lumpur:

“Përshëndetje nga Amsterdami, rrugës për në Kuala Lumpur, Malajzi. Misioni i konferencës shkencore së radhës thërret, ku do të sjellë inovacionet nga shkenca e neurolidershipit, ku janë të përfshira Modelet e Kompetencave të Lidershipit DRENICA dhe Çitaku!”

Modeli “DRENICA”, i ndërtuar mbi vlera dhe principe të lidershipit modern, bart simbolikën e qëndrueshmërisë dhe identitetit shqiptar, ndërsa modeli “Çitaku” është tashmë i pranuar gjerësisht në qarqet akademike si një kontribut origjinal në fushën e zhvillimit të lidershipit dhe inteligjencës emocionale.

Pjesëmarrja e z. Çitaku në këtë konferencë jo vetëm që forcon pozitën e tij si një prej emrave më të njohur në neurolidership, por gjithashtu promovon vlerat dhe identitetin shqiptar në një skenë globale shkencore.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbyllet dita e 124 e protestës: Poshtë narkoshteti!

0
Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë...