0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shkencëtari Arsim Ejupi pjesë e Akademisë së Shkencave të Austrisë

Duhet ti lexosh

/ Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich/ 

Prof.dr. Arsim Ejupi po qëndron në Vjenë të Austrisë nën mentorimin e historianit të njohur Oliver Jens Schmitt.

Vjenë, Prill 2025 – Studiuesi dhe shkencëtari i njohur shqiptar, Prof. Dr. Arsim Ejupi, nga Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, është duke qëndruar për një periudhë njëmujore në kuadër të një programi kërkimor pranë “Institute for Habsburg and Balkan Studies” të Akademisë së Shkencave të Austrisë, në Vjenë.

Kjo përvojë akademike po zhvillohet nën mentorimin e historianit të njohur europian, Prof. Oliver Jens Schmitt, një figurë autoritare në fushën e studimeve ballkanike dhe të historisë së Perandorisë Habsburge.

Prof. Ejupi është i njohur për kontributin e tij shkencor në fushën e gjeografisë historike dhe studimeve ndërdisiplinore, me punime të botuara në revista ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në akademi prestigjioze të Evropës. Gjatë qëndrimit në Vjenë, ai po angazhohet në hulumtime të thelluara mbi ndikimin e perandorive europiane në Ballkan, sidomos në lidhje me kufijtë historikë, zhvillimet gjeopolitike dhe proceset identitare.

“Është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë mbi historinë dhe gjeografinë e rajonit tonë në kontekstin e zhvillimeve perandorake europiane. Po ashtu, është kënaqësi të ndash ide dhe përvoja me kolegë nga vende të ndryshme, në një institucion me renome të lartë siç është Akademia e Shkencave e Austrisë,” – theksoi Prof. Ejupi.

Pjesëmarrja e tij në këtë program vlerësohet si një hap i rëndësishëm për avancimin e kërkimeve shkencore shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe një dëshmi e potencialit të studiuesve shqiptarë për të kontribuar në rrjetet akademike evropiane.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit