1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Shkëlqim Vladi Shënon në Fitoren Bindëse në Derbin e Zvicrës 

Duhet ti lexosh

Futbollisti nga Kosova, Shkëlqim Vladi, ka shënuar për fitoren e thellë të Luganos, me rezultta 4:1 ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Për Luganon shënuan: Steffen (22′, 50′), Grgiç (26′ – nga penalltia) e Vladi (30′) dhe për Zurich Chouiar (9’). Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Shkëlqim Vladi, u paraqitën nga minuta e parë për Luganon. Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi luajtën titullarë për Zurich-un.

Perea i Zurich në minutën e 63-të u përjashtua me karton të kuq.

Kryeziu në minutën e 58-të u ndëshkuar me karton të verdhë dhe Hajdari në atë të 67-tën. Lindrit Kamberi e ka zëvendësuar Kryeziun në minutën e 67-të dhe Vladi u largua nga fusha në minutën e 81-të. Lugano kryeson me 28 pikë duke lënë pas Zuerich me 26 sosh./K.GOCA

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit