2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shëndetësi, arsim e mbrojtje: Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin

Duhet ti lexosh

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë finalizimin e marrëveshjeve në proces si njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve, bashkëpunimi në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje civile.

Palët ranë dakord për krijimin e një Komisioni të përbashkët për tregti dhe ekonomi, me synim që miqësia mes dy vendeve të reflektohet drejtpërdrejt në zhvillim për qytetarët, njofton MPJD.

Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe përfshirjes së të rinjve në proceset demokratike.

Ministrja Gërvalla ka thënë se “forcimi i demokracisë kalon përmes përfshirjes së të rinjve”, duke nënvizuar përkushtimin e Kosovës dhe Kroacisë për t’i dhënë brezit të ri hapësirën që meriton.

Në fund të takimit, Gërvalla shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në shtetndërtimin e Kosovës, duke e konsideruar Zagrebin një partner të çmuar dhe mik të përhershëm, transmeton bsot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit