Siç njofton portali helveticALforum.ch, Shefi i Misionit Konsullor në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, u prit në qytetin e St. Gallenit nga znj. Sonja Lüthi, Drejtuese e Departamentit për Çështje Sociale dhe Siguri.
Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një takim i përzemërt dhe konstruktiv, i cili u vlerësua si një mundësi e shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet përfaqësisë konsullore të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve lokale të qytetit të St. Gallenit.
Në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me integrimin social, sigurinë dhe rolin aktiv të mërgatës kosovare në jetën shoqërore dhe ekonomike të qytetit. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të angazhimit të komunitetit shqiptar si urë lidhëse ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë zvicerane.
Vizita u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe nxitjes së integrimit të suksesshëm të qytetarëve nga Kosova në Zvicër, duke promovuar vlera të përbashkëta dhe bashkëjetesë aktive në shoqërinë shumëkulturore të St. Gallenit, transmeton helveticALforum.ch




