0.5 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, nderohet me mirënjohje nga veteran i UÇK-së

Duhet ti lexosh

Zürich, 04 shkurt 2026 – Siç njofton portali helveticALforum.ch, sot shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, është nderuar me një mirënjohje të veçantë.

Me këtë rast, z. Berisha është shprehur ndër të tjera:
“Nuk ka dhuratë më të çmuar se kjo me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta pranoj nga z. Milaim Sylejmani, veteran i UÇK-së, ish-shef i Operativës së Brigadës 173 ‘Gursel e Bajram Sylejmani’, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.”

Ai ka falënderuar publikisht z. Sylejmani për këtë gjest domethënës, duke theksuar vlerën historike dhe emocionale që mbart një mirënjohje e tillë.

- Reklama -

Modestia dhe përkushtimi i z. Vigan Berisha janë të njohura gjerësisht në mesin e mërgatës shqiptare në Zvicër. Me angazhimin e tij të përditshëm, ai po rrit vazhdimisht reputacionin jo vetëm te mërgata kosovare, por edhe te shqiptarët nga të gjitha trevat, duke u shndërruar në një figurë respekti dhe besimi institucional, transmeton helveticALforum.ch

Përgatiti D. H

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme