POSTIMET E FUNDIT

SHBA prezanton planin 15-pikësh, Irani kundërshton

Më shumë se 1,750 njerëz janë vrarë në Iran që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael më 28 shkurt, raportoi sot Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA), duke cituar një zyrtar iranian.

Ky përditësim është numri i parë i plotë i të vdekurve i publikuar nga ndonjë zyrtar iranian prej disa javësh. Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Iranit, Pouria Kolivand tha se 22,800 persona janë plagosur dhe qindra spitale dhe shkolla janë shkatërruar.

Rreth tre milionë njerëz brenda vendit janë zhvendosur dhe 500,000 kanë mbetur pa strehë. Më herët sot, ministria e shëndetësisë e vendit tha se 208 fëmijë janë vrarë në konflikt, sipas IRNA-s.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha të marten se të paktën 1,455 civilë, përfshirë 217 fëmijë, dhe 1,167 personel ushtarak janë vrarë që nga 28 shkurti. 669 persona të tjerë janë vrarë, tha HRANA, por ende nuk është përcaktuar nëse ata ishin civilë apo ushtarakë.

Llogaria e lidhur me Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetarin e parlamentit iranian, ka thënë në X se “bazuar në disa informacione, armiqtë e Iranit, me mbështetjen e një vendi rajonal, po përgatiten të pushtojnë një nga ishujt iranianë”.

Postimi nga llogaria e Ghalibaf ka thënë se “të gjitha lëvizjet e armikut janë nën mbikëqyrjen e ngushtë të forcave tona të armatosura. Nëse ata dalin jashtë vijës, e gjithë infrastruktura jetësore në atë vend rajonal, pa kufizime, do të bëhet cak i sulmeve të vazhdueshme”.

Postimi nuk ka specifikuar se cili vend ose cili ishull.

Disa raporte të pakonfirmuara sugjeruan se administrata Trump po e konsideronte Ghalibaf si një partner të mundshëm dhe ndoshta edhe një udhëheqës të ardhshëm. 2,000 familje në Teheran, kryeqytetin e Iranit, kanë mbetur pa strehë që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan bombardimin e qytetit, thotë kryebashkiaku i tij. Kongresmenja republikane Nancy Mace thotë se nuk do të mbështesë vendosjen e trupave amerikane në Iran pasi u largua nga një informim nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve mbi konfliktin. Përfaqësuesja për Karolinën e Jugut thotë në një postim në X: “Unë nuk do të mbështes trupat në terren në Iran, aq më tepër pas këtij informimi.” Ajo shton në një postim tjetër se hendeku midis asaj që iu prezantua publikut amerikan dhe objektivave ushtarake të paraqitura sot është “thellësisht shqetësues”.

“Ata i vranë bashkëqytetarët tanë të zakonshëm të Teheranit”, thotë Alireza Zakani në një deklaratë fillimisht në persisht.

Ai thotë gjithashtu se grave, fëmijëve dhe të moshuarve u janë shkatërruar shtëpitë./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB