3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

ShBA në Zgjedhje: Nga Kosova edhe Shkëlqesia e Tij, z. Behgjet Pacolli

Duhet ti lexosh

Siç mëson HelveticAlForum, drejt ShBA-së është nisur edhe ish-Presidenti i Kosovës, njëherit Kryetar i AKR-së, z. Behgjet Pacolli.

Ai, vet, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram” dhe „facebook“ ka bërë të ditur se po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “në prag të zgjedhjeve presidenciale atje“. “Rrugës për ShBA, në prag të zgjedhjeve presidenciale, me ftesë të miqve të mi amerikanë”, ka shkruar Pacolli.

Presidenti Pacolli gëzon autoritet edhe në ShBA dhe gjithnjë sipas platformës tonë mediale, ai atje do të ketë disa takime të rëndësishme edhe pse është ditë e zgjedhjeve. Shkuarja e tij në ShBA, padyshim është e rëndësishme, duke e ditur se ai i ka sjellë disa njohje Kosovës.

Se cili kandidat mendon se do të fitojë për president, nuk e ka thënë, por është shumë e sigurtë që do të jetë i ftuar në ditën e marrjes së detyrës nga cilido, sepse edhe më herët ishte i pranishëm. Edhe diaspora jonë në Evropë, po mirëpret me interesim të madh këto zgjedhje, edhe pse është ditë pune. / HelveticAlForum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit