8.9 C
Zurich
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit: Lugina e Preshevës në qendër të vëmendjes amerikane

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Siç meson helveticALforum.ch, z. Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, kryetar i PVD-së dhe lider i njohur i komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës, sot është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment vendimtar për të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon.

“Po nisem drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara,” tha Kamberi.

- Advertisement -

Gjatë vizitës, ai do të angazhohet drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan, duke marrë pjesë në takime që do të formësojnë qasjen e SHBA-së ndaj Luginës. “Mesazhi është i qartë: diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike – është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë,” shtoi ai.

Kamberi falënderoi veçanërisht Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe DioGuardi, Albanians for America, Gino Mulliqi, shqiptarët e Teksasit, Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe Qeverinë e Kosovës, për përkrahjen dhe bashkëpunimin në këtë avokim të përbashkët për të drejtat e shqiptarëve.

Udhëtimi i tij shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit ndërkombëtar dhe afirmimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në arenën globale, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme