
Nga Shefqet Cakolli, President i SHKA “Dardania” në Winterthur të Zvicrës
VIZITAT NË KOSOVË DHE TAKIMET ME FIGURA E SHOQËRI KULTURORE!
Pas angazhimeve të fundvitit dhe përfundimit të manifestimeve të festave të nëntorit dhe fillimi i pushimeve dimërore, natyrishte se vjen edhe momenti kur pas gjithë këtyre angazhimeve kemi nevoj edhe të pushojm pak nga përditshmëria. Andaj edhe neve na ra të jemi këto dita në pushime në vendlindje, por nuk do të thotë se po shkëputemi tërsishtë nga vizitat dhe takimet me njerzë të kulturës e artit!
Rruga që të çon drejt Hasit, pa tjetër ndalet në Gjonaj, aty ku nga Kodra e Pajtimit mund të vështrojmë Drinin e Bardhë dhe ku bjeshkët vazhdojnë drejt maleve e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Qysh nga viti 2009, ne i kishim vënë vetes synim ta ndjekim nga afër rrjedhën e Festivalit Mbarëkombëtar “Hasi Jehon”, një ngjarje që sot mund të quhet unike për mënyrën se si e ruan dhe e kultivon trashëgiminë tonë kulturore, së fundmi edhe e mbështetur institucionalisht nga shteti i Kosovës për këtë mision.
Ne SH.K.A. “DARDANIA”, prej kohësh e kishim vënë si qëllim pjesëmarrjen në këtë festival. Pikërisht në maj të vitit 2012 u mobilizuam dhe u ngjitëm në skenë natën e tretë, duke e “pushtuar” atë me 77 anëtarët tanë; me rekuizita, doke, lojëra popullore, vegla pune, barinj me dele, roje kaçake, ushqime tradicionale, këngë gurbeti, si dhe instrumentale të veçanta me kavall e mishnicë. Mandej u paraqitëm po ashtu me valle të veglave burimore e autentike dhe juria mbeti e mahnitur, duke vendosur të na shpërblejë me vendin e parë, si dhe me tri çmime të tjera.
Publiku i gjerë ishte pothuajse në këmbë dhe përmbyllja e mbrëmjes dëshmoi se kjo shoqëri që vinte nga mërgata vlerësohej jo vetëm nga publiku, por edhe nga juria profesionale.
Kështu, lidhja jonë me këtë festival u rrit gjithnjë e më shumë, ndërsa miqësia jonë u forcua falë udhëheqjes së kësaj ngjarjeje, e posaçërisht drejtorit të saj, z. Haziz Hodaj, i cili prej vitesh e udhëheq me përkushtim shoqërinë «Malesori» dhe festivalin “Hasi Jehon”.
Mirësia jonë vijoi edhe më tej, me rastin e 25-vjetorit të themelimit tonë, në Winterthur të Zvicrës, ku ne e ftuam pikërisht drejtorin e festivalit, i cili na nderoi me praninë e tij dhe me mirënjohjet që na i solli nga Gjonaj dhe SH.K.A “Malësori”, të nënshkruara nga vet z. Hodaj.
Në vitin 2024 planifikuam të marrim pjesë sërish në këtë festival të rëndësishëm. Këtë herë, organizatorët e shoqërisë nga mërgata kishin zvogëluar numrin e pjesëmarrësve në 40 sa morëm pjesë ne si shoqëri që po vinim nga mërgata. Ne u paraqitëm me disa rite dhe me “Dasmën e Lirisë”, si motiv i luftës së fundit, ku lidhej fëmijëria me dy të rinj që rastisën të jenë në UÇK, si motiv pë festivalin dhe sakrificat e popullit tonë ne keto tri dekadat e fundit. Këtë herë u vlerësuam me Çmimin e Publikut, ndonëse juria kishte disa kritere të cilat ne nuk i kishim të njohura paraprakisht.

Edhe vitin e kaluar morëm pjesë si vëzhgues, falë një akomodimi të mundësuar nga organizatori, për të cilin jemi tejet mirënjohës, si shenjë respekti dhe bujarie. Po ashtu, u dakorduam të takohemi edhe në Zvicër, në fund të vitit, në Festivalin e Lozanës, ku u hapën biseda për bashkëpunime të reja, dhe të mundëshme.
Ndërkohë, ne kishim iniciuar paraprakisht edhe festivalin “Diaspora Fest 2026”, i cili ishte planifikuar të mbahej më 31 janar dhe 01 shkurt 2026, në Zvicër, por u shty për shkaqe shëndetësore të partnerit tonë. Megjithatë, ai do të organizohet këtë vit, me pa tjetër, do të njoftohen shoqërit dhe ansamblet qe kishin paraqitur interesim me marre pjese ne këtë festival mbarëkombëtar, ku do merrnin pjesë nga të gjitha trojet tona.
Tani që jemi në Kosovë, që nga fillimi i janarit, pata kënaqësinë të jem në kontakt me njerëz të kulturës, duke filluar nga, – ish. vallëtari i ansamblit të shtetit të Shqipërisë, tani më koreograf edhe i yni, Gëzim Alimehmeti, mandej kompozitori i njohur Valton Beriqi, kompozitori e muzikologu prof. Sami Piraj, instrumentalistin e famshëm Fatmir Makolli dhe doajenin e valleve burimore, dhe seleksionuesin e festivaleve të ndryshme ne Kosovë e gjetiu, etnokoreologun dhe profosorin e folklorit koreografik Dilaver Kryeziun.

Duke ndenjur e bisedua për zhvillimet kulturore mbi planet dhe mundësit e bashkëpunimeve të mundëshme, dhe raporti që profesori Dilaver Kryeziu ka me thuaja se të gjitha shoqërit dhe ansamblet, ai po na ftonte edhe neve në darkat që kishin organizu, javën e kaluar ne Dardanë ( Kamenicë ) ku Ansambli “Zëri i Kamenicës” kishte ftua anetarët dhe miqët, për një darkë, mes tyre ishin edhe ne nga SH.K.A “Dardania” nga Zvicra që u nderuam me një fjalë rasti, falë bashkëpunimit që kemi me ta por në veqanti me profen Dilaver Kryeziun. Natyrisht se edhe aty pas fjales se kryetarit te ansamblit. Spahiu, dhe drejtueseve te këtij ansambli, na u dha edhe neve fjala e rastit, duke i faleminderu për respektin edhe pse vet kryetari i Dardanise nga mërgata, vjen po nga kjo komunë!

E veqanta e kësaj pa dyshim se ishte po ashtu ftesa e profës, i cili është edhe udhëheqës artistik i festivalit “Hasi Jehon” për darkën e mbrëmëshme që u mbajt në Gjonaj te; SH.K.A. “Malsori”, në një rreth më të ngushtë, ku prania ime ishte një nga kënaqësitë më të mëdha, prej nga filluam edhe storjen e këtij shkrimi nga atje, për të ardhur pikërisht këtu ku edhe e kemi fillua bashkëpunimin qe sa vite!
Pas fjalés së drejtorit z.Haziz Hodaj, ai përshendeti musairin e vetëm kryetarin e shoqërisë Dardania nga Zvicra, që ne fakt ishim vetëm ne si musafir, pa përjashtuar profen sepse ai ishte pjesë e shoqerisë, Në shenjë falënderimi, m’u dha edhe fjala për t’i përshëndetur të gjithë anëtarët dhe kryesinë e kësaj shoqërie kaq të vyer, duke uruar që këto ura bashkëpunimi të sjellin projekte të reja e suksese të përbashkëta gjatë vitit 2026.

Ne po këtheheshim nga Gjonaj, me një frymëzim dhe respekt nga Hasi, i cili di të respektoj e vlersoj mërgaten por jo vetëm kaq, ajo pjesë, në fakt vet është mërgata sepse thuaja se në tërë Europën pjekin bukën që ne e konsumojm sot, dhe ata e ndiejn më së miri migrimin!
24.01.2026, Kllokot




