2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Seminar Ndërkombëtar Mbi Letërsinë e Gjuhës Angleze dhe Portugeze

EKSKLUZIVE

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në bashkëpunim me Universitetin Federal të Tocantins (Brazil), Universidade Nova de Lisboa (Portugali) dhe Universitetin e Macau (Kinë) do të mbajë Seminarin Ndërkombëtar mbi Letërsinë e Gjuhës Angleze dhe Portugeze.

Prof. asoc. dr. Seniha Krasniqi, si anëtare e bordit shkencor dhe organizativ dhe bashkë-organizatore të këtij Seminari, së bashku me kolegët e departamentit Prof. dr. Lirak Karjagdiu, PhD Arta Hallaçi, PhD cand. Lurjana Krasniqi do t’i bashkohen ekspertëve kryesorë nga vendet e lartpërmendura për t’i hulumtuar trendet e fundit shkencore në fushën e letërsisë angleze. Ky bashkëpunim premton të ofrojë diskutime të hollësishme, ide novatore dhe mundësi për shkëmbim ndërkulturor.

- Reklama -

Njëkohësisht gjatë këtij Seminari do të hulumtohen tema të ndryshme duke filluar nga lëvizshmëria kulturore dhe implikimet e saj letrare deri te praktikat e kujtimit, si dhe çështje që përfshijnë imagjinatën dhe përfaqësimet e saj në literaturën angleze. Me tryeza të rrumbullakëta, ligjërata dhe prezantime kumtesash, SELPI propozon thellimin e dialogëve dhe ofrimin e këndvështrimeve të reja për studimin e letërsisë si hapësirë ​​për transformim./ Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë

 

- Advertisement -

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme