2.6 C
Zurich
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

SBAShK pjesë e debatit evropian për arsimin gjithëpërfshirës në Kishinau

Duhet ti lexosh

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) po merr pjesë në Konferencën e Përbashkët Përmbyllëse ETUCE–EFEE, e cila po mbahet në Kishinau të Moldavisë dhe i kushtohet promovimit të përfshirjes së personave me nevoja të veçanta në arsim.

SBAShK po përfaqësohet nga sekretari i përgjithshëm Ymer Ymeri dhe nënkryetarja Vjollca Shala, të cilët po kontribuojnë në diskutimet evropiane mbi politikat gjithëpërfshirëse në arsim, si dhe mbi rëndësinë e dialogut social në avancimin e të drejtave të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Konferenca dyditore organizohet në kuadër të projektit të dialogut social “InclEdu4AllNeeds”, i cili synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve socialë në sektorin e arsimit, me qëllim garantimin e përfshirjes efektive të personave me nevoja të veçanta në sistemet arsimore.

Gjatë punimeve të konferencës po prezantohen rezultatet e studimeve kërkimore dhe seminareve trajnuese të realizuara në kuadër të projektit, si dhe po diskutohen hapat e ardhshëm për veprim në kuadër të Dialogut Social Sektorial Evropian në Arsim (ESSDE).

Vëmendje e veçantë po i kushtohet shqyrtimit të draft-udhëzimeve të përbashkëta për promovimin e përfshirjes efektive përmes nismave të partnerëve socialë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Pjesëmarrësit po njihen gjithashtu me praktikat më të mira evropiane, të cilat shërbejnë si modele konkrete për hartimin e politikave gjithëpërfshirëse në arsim.

SBAShK ka ritheksuar përkushtimin e saj për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës, mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve dhe nxënësve, si dhe forcimin e rolit të sindikatave në proceset vendimmarrëse në nivel kombëtar dhe evropian, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme