-3.4 C
Zurich
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
spot_img

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, Rama pritet në Paris nga Macron

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku u prit nga Presidenti francez Emmanuel Macron, pak para nisjes së Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Rama ka shpërndarë pamjet nga mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti Macron.

Më herët Rama u takua edhe me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, ku diskutuan për përfshirjen e partnerëve francezë në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, do të mbledh më shumë se 27 udhëheqës nga e gjithë bota, ka si qëllim finalizimin e një marrëveshjeje për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sipas një draft-deklarate të përgatitur për këtë samit, aleatët e Ukrainës do të bien dakord për angazhime të detyrueshme që përfshijnë mbështetje të plotë në rast sulmi të mundshëm nga Rusia.

Drafti i propozuar përmban përdorimin e kapaciteteve ushtarake, inteligjencën, mbështetje logjistike dhe iniciativat diplomatike, përveç miratimit të sanksioneve shtesë si pjesë e angazhimeve për sigurinë e Ukrainës.

Në këtë samit janë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm si Steve Ëitkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner. Ata kanë mbërritur gjithashtu në Pallatin Élysée për të diskutuar detajet e mbështetjes për Ukrainën dhe sigurinë e saj, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme