Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. 33-vjeçari egjiptian, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Roma në qershor të vitit 2017, e konfirmoi lajmin nëpërmjet një videomesazhi në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
“Fatkeqësisht, dita ka ardhur. Kjo është pjesa e parë e lamtumirës sime. Do të largohem nga Liverpooli në fund të sezonit”, tha Salah.
Salah, i cili nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare me Liverpoolin në prill të vitit 2025, tha se koha e tij në Anfield ka lënë gjurmë në jetën e tij.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se sa thellë do të bëheshin pjesë e jetës sime ky klub, ky qytet, këta njerëz. Liverpooli nuk është vetëm një klub futbolli. Është një pasion. Është një histori. Është një shpirt.
Nuk mund t’ia shpjegoj me fjalë askujt që nuk është pjesë e këtij klubi. Ne festuam fitoren. Fituam trofetë më të rëndësishëm dhe luftuam së bashku në kohën më të vështirë të jetës sonë”, shtoi ai, transmeton euronewsal.




