5.3 C
Zurich
Saturday, December 13, 2025
spot_img
spot_img

Sahit Muja – Trupi në SHBA, shpirti në atdhe

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Filantropi, bamirësi dhe atdhetari i mirënjohur Sahit Muja, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet i lidhur ngushtë me atdheun. Edhe pse fizikisht larg, zemra dhe shpirti i tij janë gjithmonë pranë tokës shqiptare. Ai është shembull i atdhetarit që kurrë nuk e harron prejardhjen dhe rrënjët e tij.

“Trupi im është në SHBA, por shpirti im është në Kosovë,” shprehet Muja, duke dëshmuar lidhjen e fortë shpirtërore me vendlindjen dhe me të gjitha trojet shqiptare.

Duke reflektuar mbi bukurinë dhe begatinë e tokës shqiptare, ai thekson se kjo tokë është një mrekulli e Zotit, edhe në ditët më të ftohta të dimrit.

Përballë sfidave dhe emigrimit masiv, lind pyetja: A braktiset ky vend?
Përgjigjja e tij është e prerë: Jo!

“Të gjithë botën e kam shëtitur, por sytë e mi kurrë nuk kanë parë një vend më të bukur dhe më të bekuar se toka e Arbrit. Oj tokë e bekuar, oj Shqipëri nënë,” shprehet ai me emocion.

Mesazhi i Sahit Mujës është një thirrje për dashuri, përkushtim dhe besim ndaj atdheut, një dëshmi se Shqipëria dhe Kosova jetojnë fuqishëm në zemrat e bijve të saj, kudo që ndodhen në botë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme