Site icon HelveticALForum

Sa foshnja kanë lindur në Zvicër në 2024?

Zbulohen edhe emrat më të preferuar të foshnjave në Zvicër për vitin 2024

Në Zvicër, edhe gjatë vitit 2024, prindërit kanë treguar se cilët janë emrat që u pëlqejnë më shumë për foshnjat e tyre. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), Noah dhe Emma mbajnë sërish kreun e listës së emrave më të përdorur për djem dhe vajza.

Emrat më të dashur nga prindërit

Një tendencë e dukshme është dashuria për emra të shkurtër. Në dhjetëshen e parë të vajzave nuk ka asnjë emër me më shumë se gjashtë shkronja. Më i shkurtër është “Mia” me vetëm tri, ndërsa më të gjatat janë Emilia dhe Olivia. Edhe tek djemtë dominojnë emrat e shkurtër, ku më i gjati është Gabriel, i cili renditet në vendin e katërt.

Lëvizjet më të mëdha të vitit

Nga emrat e vajzave, surpriza më e madhe është Liora, e cila është ngjitur nga vendi i 583-të në vendin e 167-të, duke u cilësuar si “ngjitja e vitit”. Ndërkohë, Isabella ka pësuar rënie të madhe, duke rënë nga vendi i 114-të në të 178-in. Një rikthim interesant është ai i emrit Mayla, që pas pesë vitesh mungesë futet sërish në Top 100.

Tek djemtë, “ylli në ngjitje” është Clément, që ka bërë një hap gjigant prej 259 vendesh, duke arritur në vendin 197. Nga ana tjetër, James ka humbur terren dhe është larguar nga lista e 100 emrave më të përdorur. Në Top 100 është rikthyer edhe Aurelio, i cili renditet i 86-ti.

Sipas BFS, gjatë vitit 2024 në Zvicër kanë lindur gjithsej 78’256 foshnja. Për më shumë se 30 vite me radhë, kjo zyrë ka publikuar listën e emrave më të preferuar, duke treguar trendet kulturore e shoqërore të vendit, shkruan 20min.ch, transmeton sam24.info

Exit mobile version