1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ruzhdi Ibrahimi shpallet fitues në konkursin ndërkombëtar 35AWARDS

Duhet ti lexosh

Pas një interviste ekskluzive për sam24.info që e kemi pasur me Ruzhdi Ibrahimin, sot e kemi marrë lajmin tjetër fantastik që ai ka fituar një nderim të madh në konkursin prestigjioz ndërkombëtar 35AWARDS. Z. Ibrahimi na njofton se fotografia e tij është zgjedhur si një nga punimet më të mira në konkursin “Reflektimi i Ujit”.

Në fjalët e tij, ai theksoi:

“Të dashur miq, ju njoftoj se fotografia ime është zgjedhur si një nga punimet më të mira të konkursit 35AWARDS “Reflektimi i Ujit”. Ky është një moment i paharrueshëm për mua dhe jam shumë i lumtur që puna ime ka arritur një vlerësim të tillë ndërkombëtar.”

Për të mësuar më shumë rreth këtij konkursi dhe punëve fituese, mund të vizitoni linkun e mëposhtëm:
https://35awards.com/page/contests/num/925/

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për artin shqiptar dhe na bën të ndihemi krenarë për punën dhe pasionin e Ruzhdi Ibrahimit në fushën e fotografisë. Ai vazhdon të frymëzojë me krijimet e tij dhe tregon se pasioni dhe përkushtimi mund të shpërblehen në nivele ndërkombëtare.

Urime Ruzhdi dhe suksese të tjera në karrierën tuaj artistike!

https://sam24.info/ruzhdi-ibrahimi-ne-heshtjen-e-natyres-flasin-krahet-e-shqiponjes/

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit