Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një intervistë të zhvilluar ka zbuluar arsyen e rritjes së tarifave për importet zvicerane. Ai gjithashtu theksoi se kishte patur një telefonate të tensionuar me zyrtaren zvicerane Karin Keller-Sutter.
“Nuk më pëlqeu shumë mënyra se si folën me mua, kështu që në vend që t’i ulja, i rrita tarifat nga 30% në 39%. Vendosa një tarifë prej 30%, që është shumë e ulët. Pastaj mora një telefonatë urgjente nga, mendoj, kryeministrja e Zvicrës, dhe ajo ishte shumë agresive por e sjellshme – por shumë agresive”, tha Trump.
Në intervistën e tij me Fox Business, Trump shpjegoi se Zvicra kishte përfituar për vite me radhë nga tarifa pothuajse zero për eksportet e saj në SHBA.
Trump tha gjithashtu se ai mori një valë presioni nga zyrtarët zviceranë që kërkonin lehtësim, gjë që në fund e çoi atë në një kompromis, transmeton euronewsal.




