8 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Rritja e çmimeve të sigurimit në Zvicër

Duhet ti lexosh

Shoferët pa aksidente paguajnë më shumë – komuniteti shpërthen në kritika

Rritja e dukshme e çmimeve të sigurimit të makinave në Zvicër ka shkaktuar zemërim të madh te shumë të siguruar, edhe te ata që prej vitesh nuk kanë pasur asnjë aksident. Shumë drejtues automjetesh raportojnë se kanë marrë fatura të reja me rritje deri në 20 për qind, gjë që për ta është e pakuptueshme dhe e padrejtë.

 “Besnikëria nuk vlen aspak!”

Një pjesë e madhe e komunitetit shpreh zhgënjim dhe ndjen se kompanitë e sigurimit nuk i shpërblejnë klientët e rregullt. Një lexues tregon se, pavarësisht se ishte i siguruar për 45 vite tek e njëjta kompani, u trajtua njësoj si një klient i ri 19-vjeçar. Të tjerë raportojnë rritje të konsiderueshme në pjesë të sigurimit si casco, të cilat nuk i justifikojnë dot, transmeton 20min.ch. Shumë komente e përshkruajnë situatën si “abuzim” dhe “marrje të parasë me zor”, ndërsa disa thonë se rritjet po bëhen pa asnjë logjikë.

 “Kush shkakton aksidente, të paguajë më shumë”

Një nga kritikat kryesore është fakti që rritja prek edhe shoferët pa asnjë dëm të shkaktuar. Për ta, kjo është “një shuplakë në fytyrë”. Disa lexues kërkojnë që drejtuesit e rinj, ose ata që bëjnë aksidente, të paguajnë më tepër, ndërsa shoferët e kujdesshëm të marrin ulje ose bonus.

Disa zgjedhin të ndryshojnë sigurues, të tjerë kalojnë në transport publik

Për shkak të rritjeve, disa shoferë po shqyrtojnë ndryshimin e kompanisë së sigurimit – dhe kjo duket se u ka kursyer para. Të tjerë thonë se kanë arritur të ulin rritjen e çmimit thjesht duke telefonuar dhe pyetur me mirësjellje. Një pjesë e komunitetit madje mendon se ia vlen më shumë të udhëtosh me transport publik se të mbash makinë me këto kosto.

Pse rriten primet?

Disa përdorues sjellin shpjegime për rritjen e çmimeve, duke përmendur faktin se pjesët e këmbimit janë bërë deri në 20% më të shtrenjta dhe kostoja e punës ka kapur rritje 10%. Po ashtu, rritja e numrit të SUV-ve dhe automjeteve elektrike, që janë më të kushtueshme për t’u riparuar, shihet si një faktor tjetër. Disa të tjerë thonë se sigurimi funksionon mbi parimin që të gjithë kontribuojnë në një fond të përbashkët, nga i cili mbulohen dëmet – prandaj rritjet nuk janë të pashpjegueshme, transmeton 20min.ch

Çfarë mund të bëni kundër rritjes së primave?

Sipas ekspertëve nga shërbimet krahasuese në Zvicër, çdo rritje çmimi jep të drejtë për anulim të jashtëzakonshëm të kontratës. Klientët kanë të paktën 14 ditë kohë për të dorëzuar anulimin me shkrim, ndërsa disa kompani japin deri në 30 ditë.

Ekspertët rekomandojnë:

  • Krahasim ofertash – shpesh mund të kursehen qindra franga në vit.
  • Eliminimi i mbulimeve të panevojshme.
  • Rritja e pjesëmarrjes (Selbstbehalt).
  • Zgjedhja e garazheve partnere, që sjell çmime më të ulëta.

Në një treg gjithnjë e më të shtrenjtë, kërkimi aktiv i ofertave dhe negocimi direkt me siguruesin mund të jetë arma më e fortë e konsumatorëve, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch (Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme