POSTIMET E FUNDIT

Rriten rastet me kancer të lëkurës, meshkujt më të prekur

Numri i pacientëve të prekur nga kanceri i lëkurës po rritet ndjeshëm në Shqipëri. Statistikisht ai renditet I treti në listën e sëmundjeve tumorale në vend. Dermatologia Monika Fida tha për Euronews Albania se meshkujt janë më të prekur, ndërsa rastet janë edhe më të larta nëse do të merren në konsiderat edhe pacientët që trajtohen në spitale private brenda dhe jashtë vendit.

Ajo u shpreh se rastet tek meshkujt janë më të larta pasi ekspozohen pa mbrojtje në diell.

“Raportohen 84 raste të melanomës të diagnostikuara dhe të trajtuara në Shqipëri në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë, pra 2023 ku këto raste janë më të pakta dhe janë në një vlerë rreth 65 raste.

Në rastin e melanomës kemi meshkujt janë më të prekur sesa femrat dhe kam përshtypjen që kjo lidhet shumë me ekspozimin në diell të pambrojtur dhe me djegiet gjatë fëmijërisë”, tha ajo.

Faktorët që po cojnë në rritje të rasteve me kancer lëkure apo melanomë janë disa. Kur temperaturat rriten, rritet edhe tendenca për të përdorur kabinat solare për nxirje artificiale që sipas dematologes është një rrezik I shtuar  për të shkuar drejt një sëmundje tumorale të lëkurës. Ekspozimi në diell I mbrojtur, dhe kontrrollet periodike sipas mjekes janë celësi I suksesit për të parandaluar dhe kapur në kohë kancerin e lëkurës, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB