1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit

Duhet ti lexosh

Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të “Transparency International”. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë arritje .

Rohde përmes një postimi në platformën X,  ka thënë se ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

“Që nga ardhja ime këtu në 2020, Kosova është ngritur me 31 vende në Indeksin e Transparency International, duke u renditur tani në pozitën e 73-të në nivel global dhe të dytën në rajon pas Malit të Zi. Ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Vazhdoni me këtë trend pozitiv!”, ka shkruar Rohde, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit