Rodrygo, sulmuesi brazilian i Real Madridit, po kërkon largimin nga klubi pas një periudhe të vështirë nën drejtimin e Xabi Alonso, me vetëm një gol dhe një asist në 16 paraqitje në La Liga këtë sezon.
Mediumet spanjolle raportojnë se Arsenal dhe Manchester City janë destinacionet më të mundshme për të, ndërsa Liverpool nuk përjashtohet plotësisht.
24-vjeçari ndihet i nënvlerësuar te Madrid dhe mendon se gjithçka rrotullohet rreth Kylian Mbappe.
Rodrygo ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë jashtë Madridit dhe dëshiron që largimi të realizohet sa më shpejt, edhe pse një transferim në janar konsiderohet i vështirë, sidomos pas dëmtimit të gjurit të Mbappe.Braziliani nuk ka agjent që nga viti 2022 dhe synon të sigurojë një përfaqësues sa më shpejt për të forcuar pozicionin e tij para dritares së verës. Kontrata aktuale e tij me Los Blancos skadon në qershor 2028.
Ishi i Arsenalit dhe mesfushori brazilian Gilberto Silva e ka inkurajuar klubin londinez të eksplorojë një transferim për bashkatdhetarin e tij, duke theksuar se ai mund të performojë në shumë pozicione në sulm dhe se do të ishte një humbje të mbetej vetëm në stol.
Në thelb, Rodrygo kërkon një transferim drejt Premierligës këtë verë, me Arsenal dhe Manchester City të pozicionuar si destinacionet kryesore, ndërsa opsioni për Bayern Munich nuk e tërheq aktualisht.
PSG mbetet alternativa e vetme jashtë Anglisë që mund të paguajë shumën e kërkuar prej rreth 100 milionë eurosh./BS




