1.8 C
Zurich
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Robotët pastrues mund të shikojnë gjithçka – rreziku i të dhënave personale në shtëpi

Duhet ti lexosh

Sot, gjithnjë e më shumë pajisje inteligjente shtëpiake janë të lidhura me internetin dhe mund të kontrollohen përmes aplikacioneve. Ato synojnë të thjeshtojnë jetën e përditshme, por gjatë punës mbledhin të dhëna nga hapësira private, transmeton 20min.ch. Robotët pastrues janë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të raporteve mbi mbikëqyrje, mbledhje të dhënash dhe dobësi sigurie. Dr. Rebecca Balebako, eksperte në fushën e Sigurisë së Informacionit në ZHAW, shpjegon pse këto pajisje mund të përbëjnë një rrezik për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave.

Fotot dhe të dhënat audio – një rrezik real

Dr. Balebako tregon se shumë robotë modernë regjistrojnë planet e shtëpive, oraret dhe mënyrën e përdorimit. Modele të avancuara kanë kamera, mikrofonë dhe sensorë për njohjen e pengesave apo komandën me zë. Këto pajisje mund të krijojnë foto ose regjistrime audio që përmbajnë informacion të ndjeshëm, si fëmijë, kafshë shtëpiake ose zakone të përditshme.

Këto të dhëna mund të japin informacion të detajuar mbi stilin e jetesës. “Planet e shtëpisë tregojnë shumë mbi statusin social, madhësinë e banesës ose praninë e fëmijëve. Orari i pastrimit tregon ritmin e jetës së përdoruesve,” thotë Dr. Balebako.

Më pak sensorë, më pak rrezik, por pastrim më i dobët

Robotët me më pak sensorë kanë një rrezik më të ulët për privatësinë, por shpesh pastrimi nuk është aq efikas. Shumë pajisje funksionojnë vetëm me llogari përdoruesi dhe lidhje interneti, duke i lidhur të gjitha të dhënat me emailin e përdoruesit.

Çfarë thonë prodhuesit

Kompania zvicerane Trisa Electronics AG thotë se robotët e tyre nuk kanë kamera ose mikrofonë dhe nuk regjistrojnë foto apo audio. Pajisjet përdorin vetëm planet e shtëpisë për pastrim inteligjent. Të dhënat anonime ruhen në cloud vetëm nëse roboti është i lidhur me aplikacionin. Electrolux njofton se robotët e tyre përdorin kamera AI për të njohur pengesat, por fotot fshihen brenda sekondave dhe nuk ruhen në cloud. “Vendosim kontrolle të rrepta për të siguruar që të dhënat e ruajtura nuk lidhen me sjellje apo detaje personale,” thotë Stefano Grasso nga Electrolux, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme