Kulla Eiffel ndriçohet për të shënuar rikthimin e Celine Dion në Paris këtë vjeshtë. Dion do të rikthehet në skenë me 10 koncerte të planifikuara në Paris gjatë shtatorit dhe tetorit. Kthimi i këngëtares kanadeze Celine Dion u shënua me një shfaqje dritash në Kullën Eiffel të Parisit, ku disa nga këngët ikonike të yllit u luajtën në Sheshin Trocadero.
Fansat kënduan dhe brohoritën së bashku kur mësuan për rikthimin e shumëpritur të Dion-it. Dion do të rikthehet në skenë këtë vjeshtë me 10 koncerte të planifikuara në Paris, të shpërndara gjatë shtatorit dhe tetorit. Biletat paraprakisht do të dalin në shitje më 7 prill, ndërsa shitja e përgjithshme do të fillojë më 10 prill. Këngëtarja u bë e famshme globalisht në fund të viteve 1990 me “My Heart Will Go On”, kënga kryesore e filmit të suksesshëm “Titanic”. Ajo e pezulloi karrierën e saj në vitin 2022 për arsye mjekësore, duke thënë në atë kohë se ishte diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik të quajtur Sindroma e Personit të Ngurtë. Kjo e la të paaftë për të kënduar. Një nga artistet me fitimet më të larta në botë nga shitjet e kombinuara të albumeve dhe të ardhurat nga koncertet, Dion performoi dy herë në Las Vegas: nga viti 2003 deri në vitin 2007 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2019. Në atë kohë, këto konsideroheshin koncertet më fitimprurëse të të gjitha kohërave, transmeton tvklanews.




