8 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Riktheni “Emisionin Ura”! Një thirrje e diasporës shqiptare në Amerikë

Duhet ti lexosh

Nga Beqir SINA

Mbyllja e emisionit “Ura” të drejtuar nga Artur Bezajde erdhi si një rrufe në qiell të hapur për shqiptarët e diasporës. Ky emision, që dikur ishte një dritare për çdo shqiptar në mërgim, një frymë diskutimi të lirë dhe të hapur, u shua padrejtësisht. Pse duhet që Radio Televizioni Shqiptar ta shuajë këtë urë kaq të domosdoshme komunikimi?

Ju po mbyllni një kanal që mbante të lidhur diasporën me atdheun dhe ne gjykojmë se mbyllja e “Urës” është më shumë se një akt prej burokratësh. Ajo  është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Imagjinoni një urë që lidh breza, kultura dhe zemra shqiptare në çdo cep të botës. Emisioni në fjalë ishte pikërisht ajo urë. Sot, ne shqiptarët e Amerikës ndihemi sikur po na mbyllet goja. A ka frikë dikush nga fuqia e diasporës? A është e pakëndshme për dikë që shqiptarët e Amerikës të kenë një platformë të lirë dhe pa censurë? E theksojmë se kjo Kjo është një çështje dinjiteti. Ju po mohoni ne si diasporë, si një komunitet që ka mbajtur gjallë lidhjet me atdheun përmes sakrificave dhe dashurisë.  Ekranet e RTSH janë të mbushura me filma soc-realistë, filmat bardh e zi, dhe emisione të veçanta që himnizojnë kohën e komunizmit, e megjithatë ju nuk gjeni vend për të ushqyer diasporën me frymën e atdheut, duke hequr atë fije drite që na bashkon. 

Emisioni “Ura” duhet të kthehet. Kjo është një thirrje për të rikthyer jo vetëm një emision, por një simbol të lidhjeve të lira mes shqiptarëve jashtë dhe atdheut. Diaspora shqiptare në Amerikë meriton të dëgjohet në këtë kërkesë të saj këmbëngulëse 

Na riktheni “Urën” tonë! /BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme