BallinaDiasporaRiaktivizohet marrëveshja me Italinë, anija me 49 emigrantë niset drejt Shqipërisë

Riaktivizohet marrëveshja me Italinë, anija me 49 emigrantë niset drejt Shqipërisë

-

Marrëveshja me Italinë për emigrantët është riaktivizuar, teksa anija Cassiopeia është nisur drejt Shqipërisë me 49 emigrantë në bord. Ata do të mbërrijnë në portin e Shëngjinit dhe më pas do të akomodohen në Gjadër, ku do të qëndrojnë deri në përfundimin e procedurave.

Rinisja e operacionit vjen pas rreth dy muajsh ndërprerje. Kampi i Gjadrit dhe qendra pritëse në Shëngjin mbetën bosh, pasi përpjekjet e para për të akomoduar disa dhjetëra emigrantët tetorin dhe nëntorin e kaluar u penguan nga gjykatat italiane.

Sipas gjykatave italiane, emigrantët nuk vinin nga vende të sigurta, pavarësisht nga lista e miratuar me dekret nga qeveria. Çështja u dërgua në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, ndërsa nuk ka ende një vendim. Sipas mediave italiane, rifillimi i operacioneve erdhi për shkak të shtimit të zbarkimeve, ku 1,264 emigrantë kanë mbërritur në gjashtë ditët e fundit. Sipas marrëveshjes me Italinë, në Shqipëri transferohen vetëm emigrantët meshkuj, të rritur, me shëndet të mirë dhe që vijnë nga vende të sigurta, të cilët nuk kanë thuajse asnjë gjasë që të përfitojnë azilin. Pa përfundimit të procedurave, ata do të riatdhesohen, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...