
Nga Akademik Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti
Bota kursesi të qetësohet! Akoma pa u shua një vatër, hapet një më e madhe. Sulmi i fundit ShBA-Izraelit në Iran, gjithnjë me pretekst të neutralizimit dhe kontrollit bërthamor në njërën anë dhe rrëzimit të regjimit teokratit në anën tjetër (gjoja për të çlirua popullin iranian), në prapavijë si gjithmonë ka edhe interesat ekonomike, ngjajshëm si edhe në Venezuelë e gjithëandej në botë!
Irani posedon mbi 20% të potencialit të naftës globale, si vend i dytë në botë pas Venezuelës, apo si vend i tretë pas Arabisë Saudite, varet nga raportuesit e statistikave energjetike! Por sidoqoft, me reth 200 miliard barel të rezervave të naftës dhe prodhim ditor prej reth 20 milion barel, trondit tregjet e ekonomisë globale!
Përpos rezervave enorme dhe prodhimit ditor masiv, Irani me pozitën e vet gjeostrategjike, posaçërisht me kontrollin e ngushticës së Hormuzit (reth 30 km.e gjërrë) kontrollon trasportin detar të mbi 25% të eksportit të naftës, kryesisht në Indi, Kinë, Japoni, Korenë Jugore por edhe pjesërisht në Evropë! Kjo drejtpërdrejt ndikon në kostot alternative të trasportit.
Në të dyja rastet, si reduktimi i prodhimit ashtu edhe i trasportit do prish sërish zinxhirin e furnizimit të produktit më strategjik në botë-naftës dhe produkteve të saj. Ka parashikime që çmimi mund të shkoj edhe në nivele mbi 100$ për barel!
Kjo, përpos ekonomisë globale nga vendet importuese të lartpërmendura, pa dyshim do ndikoj me shumicë ekonominë Evropiane, akoma të pa rikuperuar nga prishja e tregjeve paraprake të furnizimit nga gazi dhe nafta ruse për shkak të Ukrainës!
Kjo pasiguri e shkaktuar nga prishja e tregjeve të naftës pa dyshim do shkaktoj turbulenca dhe pasiguri edhe në tregjet financiare dhe kapitale. Së pari mund të vazhdoj rritja e mëtejme e çmimit të arit dhe sforcimi i dollarit amerikan!
Kur zinxhiri i furnizimeve të eksportit dhe importit llogaritet njëkohësisht, impakti në ekonominë globale dyfishohet! Në këtë rast, fatkeqësisht negativ!
Regjioni dhe posaçërisht ekonomia e Maqedonisë, e hapur më shumë se që duhet, do ndikohet drejtpërdrejt nga rritja e çmimit të naftës dhe në formë të zhdrrejt e të fuqishme nga rënja e eksportit në Evropë dhe botë!
Inflacioni i importuar do rindezet gjithandej dhe sërrish rreziku për dy trende negative të njëkohshme-rrënje ekonomike dhe rritje e çmimeve, që ekonomistët e quajnë stagflacion!
Prandaj, autoritetet regjionale e posaçërisht ato vendore, në vend që të postojn statuse se në ,,krah të kujt pozicionohen,, në këtë konflikt (sikur të ishim të rëndësishëm!), më shumë për tu servilosur të fortëve, është mirë të bëjnë detyrat e shtëpisë duke analizuar ku, sa dhe si do goditemi e të ndërtojnë strategji si mund të reduktojmë pasojat nga kjo gjendje çmendurie që po i ndodh botës!




