3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

“RETURN TO KOSOVO” – Një dokumentar që të prek në shpirt e të kujton pse s’duhet harruar kurrë

EKSKLUZIVE

Nga: Florim Useini, Zvicër

Mbrëmë pata nderin të marr pjesë në një ngjarje të thellë emocionale, organizuar me përkushtim nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, nën kujdesin e z. Vigan Berisha.

Në ambientet e GZ Seebach – Landhus Saal, Zürich, u shfaq dokumentari tronditës “Kthimi në Kosovë”, me regji të Julius Strauss dhe Vaughan Smith.

- Reklama -

I nderuar që më shoqëruan: Fadil Asani – Kryetar i Xhamisë Drita në Luzern dhe Visar Robelli – Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

Ky dokumentar nuk është thjesht një tregim — është një pasqyrë e dhimbjes, e qëndresës dhe e forcës shpirtërore të njerëzve tanë.

Në qendër të historisë është Besnik Deliu, atëherë një fëmijë i vogël që shpëtoi nga masakra. Historia e tij të shkund shpirtin: është dëshmi e gjallë e barbarisë që ndodhi, por edhe e dritës që nuk u shua kurrë.

- Advertisement -

Gazetari Julius Strauss ishte zëri që i tregoi botës këtë realitet të hidhur, ndërsa Ymeri, një njeri që mbajti mbi supe barrën e dhimbjeve dhe sakrificave të pamasë, nuk u dorëzua asnjëherë. Përkundrazi — ai u bë shtyllë kurajoje për të gjithë, veçanërisht për Besnikun.

Kjo ngjarje është kujtesë e gjallë se liria e Kosovës nuk erdhi si dhuratë. Ajo u fitua me gjak, qëndresë dhe me zëra të guximshëm që nuk u heshtën.

Detyra jonë është ta mbajmë këtë kujtesë të pastër, ta nderojmë me dinjitet dhe ta përcjellim me krenari brezave që vijnë.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme