2.9 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

RENEA përfaqëson Shqipërinë në “SWAT Challenge Dubai 2026”

Duhet ti lexosh

Njësia Elite RENEA e Policisë së Shtetit po përfaqëson Shqipërinë në një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, “SWAT Challenge Dubai 2026”, i cili po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai thekson se për të pestin vit radhazi Policia e Shtetit merr pjesë në këtë garë elitare, e cila mbledh njësitë më të specializuara të policisë dhe forcave speciale nga e gjithë bota.

Sipas Kryeministrit, këtë vit Shqipëria përfaqësohet me dy ekipe: RENEA “A” dhe RENEA “B”, të cilat kanë demonstruar nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitjeje gjatë ditës së tretë të garave. Në “SWAT Challenge Dubai 2026” marrin pjesë rreth 50 shtete, me gjithsej 109 ekipe konkurruese.

- Reklama -

Ky kompeticion konsiderohet si një nga sfidat më të vështira për njësitë speciale, pasi teston aftësitë taktike, fizike, teknike dhe profesionale të pjesëmarrësve në skenarë realistë ndërhyrjeje, që përfshijnë situata të rrezikshme operative dhe vendimmarrje nën presion ekstrem.

Kryeministri Rama ka vlerësuar paraqitjen e Njësisë Elite RENEA, duke e cilësuar atë si pjesë të elitës botërore të forcave speciale dhe një dëshmi të rritjes së kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Pjesëmarrja e RENEA-s në këtë kompeticion ndërkombëtar përbën jo vetëm një vlerësim për punën dhe përkushtimin e efektivëve, por edhe një promovim të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të sigurisë dhe rendit publik, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme