Real Madridi tjetër fytyrë në të tetën e finales së Champions League.
Reali e ka mposhtur me rezultat 3:0 Manchester Cityn në ndeshjen e parë të garës më prestigjioze evropiane.
Reali ka treguar lojë të madhe para shikuesve të vet, për 45 minuta e parë e shembi rivalin.
Ndeshjet
Bayer – Arsenali 1:1 (0:0)
Real – Manchester City 3:0 (3:0)
PSG – Chelsea 5:2 (2:1)
Bodo/Glimt – Sporting 3:0 (3:0)
Futbollisti Federico Valverde (Real Madrid) ishte i pakapshëm për mbrojtjen e Cityt, duke shënuar het-trik në minutën e 20-të, 27’ e 42-tën.
Rastin tjetër ideal, madrilenët e patën në pjesën e dytë, por braziliani Vinicius Junior dështoi nga penalltia, goditjen e tij e priti portieri italian Donnarumma.
PSG e Chelsea ndeshje me rivalitet të madh dhe fitorja e vendasve (5:2).
Kampioni në fuqi evropian ia doli të fitojë ndaj Chelseat. Për PSG shënuan Bradley Barcola (10’), Ousmane Dembele (40’), Vitinha (74’) e Kvaratskhelia (86’ e 90+4) dhe për Chelseat Malo Gusto (28’) e Enzo Fernandez (57’).
Skuadra norvegjeze Bodo/Glimt ka shkaktuar senzacion, duke turpëruar me rezultat 3:0 gjigandin portugez Sportingun.
Bodo edhe një herë dëshmoi se nuk ka arritur rastësisht deri këtë nivel, por me punë e lojëra të mira.
Golat i realizuan Fet (32′-nga penalltia), Blomberg (45+1′) r Hogh (71′).
City mposhtet
87′ Reali po luan me kujdes të madh,
86′ Kvaratskhelia realizon për parisienët.
81′ Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.
74’ Gol! Vitinha (PSG) merr një top pas gabimi të rëndë nga Filip Jorgensen dhe gjen rrjetën nga brenda zonës. 3:2.
72′ Manchester po kërkon golin.
Ndeshjet
Bayer – Arsenali 1:1 (0:0)
Real – Manchester City 3:0 (3:0)
PSG – Chelsea 4:2 (2:1)
Bodo/Glimt – Sporting 3:0 (3:0)
66′ Ndeshje e luftuar, Reali dominon.
57’ Vinicius Junior goditi nga penalltia e portieri Donarumma e mbrojti.
57’ Gol! Enzo Fernandez (Chelsea) ka realizuar pas asistimit te Pedro Netos, 2:2.
56′ Vinicius pengohet nga portieri Donarumma dhe penallti.
54′ Manchester është në presion të madh.
47′ Reali synon golin e radhës.
Përfundojnë pjesët e para.
43′ Reali po tregon lojë të mirë, ka një epërsi të mirë.
42′ Federico Valverde ka shënuar het-trik, Real – Mancheter City 3:0.
40’ Ousmane Dembele kalon në epërsi PSG-në.
34′ Ndeshje të hapura.
28’ Malo Gusto (Chelsea) shënon me një gjuajtje të shkëlqyeshme duke barazuar rezultatin.
27’ Federico Valverde (Real Madrid) në formë të lartë, shton epërsinë e Realit.
24′ Reali e Manchester City, finale para finales.
20’ Federico Valverde (Real Madrid) e mposht me qetësi portierin rival.
17′ Ndeshje e fortë mes Realit e Cityt.10′ Bradley Barcola shënon për PSG-në.
8′ Pa gola në tre ndeshje.
4′ Ndeshje të mira.
1′ Fillojnë ndeshjet.
Sonte do të zhvillohen ndeshjet e para të së tetës ë finales së Champions League në futboll./K.Goca/BS




