Reali Madridi ndal tre pikë para shikuesve të vet, duke triumfuar me rezultat 2:0 në përballje me Sevillën, në ndeshjen e javës së 17-të në Kampionatin e Spanjës.
Reali ka arkëtuar tre pikë domethënëse duke ruajtur hapin për kreun e tabelës.
Futbollisti Jude Bellingham shënoi në minutën e 38-të pas asistimit të Rodrygos. Adnan Januzaj futet në lojë në minutën e 84-të, i cili me Sevillën dolën duarthatë nga “Santiago Bernebau” në Madrid. Në minutën e 86-të, Kylian Mbappe i saktë nga penalltia, 2:0.
Sevilla mbetet pa një lojtar në fushë nga minuta e 68-të, Marcao u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Reali zë vendin e dytë me 42 pikë, ka një ndeshje më shumë e një pikë më pak se lideri Barcelona. Sevilla renditet në vendin e 9-të me 20 pikë të mbledhura. / BS




