5.4 C
Zurich
Friday, January 9, 2026
spot_img
spot_img

Real mposht Atleticon dhe siguron “El Clasicon” në finalen e Superkupës

Duhet ti lexosh

Real Madridi është kualifikuar në finalen e Superkupës së Spanjës 2026, pasi ka mposhtur rivalin e qytetit, Atletico Madridin, me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.

Me këtë fitore, “Los Blancos” kanë siguruar një tjetër përballje “El Clasico” ndaj Barcelonës.

Ndeshja ka nisur në mënyrë perfekte për Realin. Qysh në minutën e dytë, Federico Valverde ka realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, prej rreth 35 metrash, duke e mposhtur portierin Jan Oblak.

Atletico ka reaguar duke krijuar disa raste të rrezikshme, por portieri Thibaut Courtois është treguar vendimtar, duke ruajtur epërsinë e madrilenëve.

Në pjesën e dytë, Real Madridi e ka dyfishuar rezultatin. Rodrygo ka shfrytëzuar në mënyrë perfekte asistimin e Valverdes, ka kaluar mbrojtjen e Atleticos dhe ka shënuar për 2-0.

Megjithatë, epërsia prej dy golash ka zgjatur pak, pasi Alexander Sørloth ka ngushtuar shifrat në 2-1 me një gol me kokë.

Atletico ka vazhduar të kërkojë barazimin, duke krijuar edhe disa raste të mira, por sërish Courtois ka qenë në nivel të lartë dhe ka mbrojtur portën e Realit deri në fishkëllimën e fundit.

Me këtë fitore, Real Madridi kalon në finale, ku do të përballet me Barcelonën, në një përsëritje të finales së sezonit të kaluar, të cilën madrilenët e kishin humbur me rezultat 5-2. Finalja do të luhet të dielën, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme