Nuk mbyllet mirë viti 2025 për Kylian Mbappe. Sulmuesi francez i Real Madridit, pas golit të shënuar më 20 dhjetor ndaj Sevillas – i 59-ti me Los Blancos dhe i 66-ti në total për vitin kalendarik duke përfshirë golat me përfaqësuesen franceze – iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila zbuloi një dëmtim në ligamentet e gjurit. Ky problem do ta mbajë Mbappen jashtë fushave për tre javë.
Derisa deri tani kishte humbur vetëm një ndeshje, atë kundër Manchester City në Ligën e Kampioneve më 10 dhjetor, Mbappe nuk do të jetë i gatshëm për sfidat ndaj Betis dhe Levante në La Liga, për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid, si dhe për finalen e këtij kompeticioni në rast kualifikimi të Realit. Ai gjithashtu do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Monacos.
Kylian Mbappe pritet të rikthehet në fushë më 25 janar, në ndeshjen ku Reali do të presë Villarrealin në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton euronewsal.




